Visit Our Global Site

Dyshemeja e kësaj ndërtese kishte rrjedhje të madhe. Pas shpimit të dyshemesë deri në betonin e themeleve, u përdorën Xypex Concentrate, Modified dhe Patch'n Plug për të ndaluar rrjedhjen e madhe.

DISTRIBUTORI

Dërgo email
  • Concentrate

    Xypex Concentrate është produkti më aktiv kimik brenda sistemit të hidroizolimit kristalin të Xypex. Kur përzihet me ujë, ky pluhur në ngjyrë gri të çelur aplikohet si shtresë llaçi çimentoje te betoni me shkallë të lartë ose të ulët, qoftë si shtresë e vetme apo si shtresa e parë e një aplikimi me dy shtresa. Ai gjendet edhe i përzier në formën e Dry-Pac për izolimin e pjesëve lidhëse në konstruksione, për riparimin e plasaritjeve, lidhjeve defektoze të ndërtimit dhe strukturave poroze.

    » Të dhënat e produktit Concentrate 

    1
    fe3036f8-28b7-4840-a75b-4873ea8cf588
  • Admix C-500 NF & C-1000 NF

    Xypex Admix shtohet në momentin e përzierjes së betonit për të hidroizoluar dhe mbrojtur betonin që nga fillimi. Performanca e tij tejkalon ato të metodave të tjera për shkak të aftësisë së tij unike për t'u bërë pjesë vërtet integrale e përbërjes së betonit. Admix C-Series është formuluar në mënyrë specifike për të plotësuar kushtet e ndryshme të projekteve dhe temperaturës.

    » Të dhënat e produktit Admix C-500 NF 
    » Të dhënat e produktit Admix C-1000 NF 

    2
    b5e782b1-efaf-4b50-be18-1efdb802980e
  • Modified

    Xypex Modified mund të aplikohet si shtresë e dytë për të përforcuar Xypex Concentrate, ose aplikohet e vetme për hidroizolimin e pjesës së jashtme të mureve të themeleve. E aplikuar si shtresë e dytë, Xypex Modified përforcon strukturën kimike të Xypex Concentrate aty ku nevojiten dy shtresa dhe krijon një sipërfaqe më të fortë. Aty ku nevojitet hidroizolim, mund të përdoret një shtresë e vetme Modified si alternativë ndaj emulsioneve me spërkatje/katran.

    » Të dhënat e produktit Modified 

    3
    75475298-9b6c-46ff-82c5-0593327a3785
  • Concentrate DS-1

    Xypex Concentrate DS-1 (Xypex "Dryshake") përzihet në sipërfaqen horizontale të betonit të sapo derdhur. Concentrate DS bëhet pjesë integrale e sipërfaqes së betonit duke eliminuar kështu problemet që shoqërojnë normalisht veshjet (p.sh. rrjepje, pluhura, rënie e shtresave dhe delaminim). Kimikatet aktive reagojnë me lagështirën e betonit të freskët duke shkaktuar një reaksion katalitik i cili gjeneron një formacion kristalin të patretshëm brenda poreve dhe rrugëve kapilare të betonit. Concentrate DS-1 është i formuluar në mënyrë specifike për hidroizolim dhe për të ofruar mbrojtje nga lëndët kimike agresive.

    » Podaci o proizvodu Concentrate DS-1 

    4
    9d382510-e5f8-45b8-ae24-5e8ee966de38
  • Patch'n Plug

    Xypex Patch'n Plug është një përzierje çimentoje hidraulike me projektim të veçantë, me stabilizim të shpejtë, pa tkurrje, me forcë të lartë lidhëse për meremetimin dhe riparimin e betonit. Patch’n Plug ndalon rrjedhjen e ujit në pak sekonda dhe përdoret për izolimin e plasaritjeve, vrimave të armaturës dhe defekte të tjera në beton.

    » Të dhënat e produktit Patch’n Plug 

    5
    eac51fe2-d17c-4ffc-ab57-a4845fe77436
  • FCM 80

    FCM 80 është projektuar specifikisht për riparimin e plasaritjeve nga lëvizjet, izolimin e pjesëve të bashkimeve të konstruksioneve, riparimin e betonit të degraduar, dhe hidroizolimin e strukturave të betonit. Ai ka karakteristika të jashtëzakonshme në ngjitje dhe zgjatje dhe shpesh përdoret së bashku me sistemin e hidroizolimit dhe të mbrojtjes së betonit të Xypex. FCM është produkt bikomponent që përbëhet nga një dispersion i specializuar polimer i lëngshëm dhe një pluhur çimentoje. Këta komponentë përzihen pak përpara aplikimit.

    » Të dhënat e produktit FCM 80

    7
    6b570967-fb06-4df1-a12f-27fd921072d9
  • Gamma Cure

    Xypex Gamma Cure është një agjent polimerizues i projektuar specifikisht për produktet hidroizoluese kristaline të Xypex. Ai mund të përdoret si alternativë ndaj polimerizimit me ujë për disa aplikime të Xypex, si dhe për të përshpejtuar procesin e kristalizimit të Xypex. Xypex Gamma Cure vepron si ngadalësues i avullimit përmes ruajtjes së sasisë maksimale të lagështirës në shtresën e Xypex. Ai shërben gjithashtu edhe si katalizator për reaksionin me trajtimin hidroizolues kristalin të Xypex. Ai është produkt që vetëshpërbëhet (2 – 3 ditë) pa formuar cipë.

    » Të dhënat e produktit Gamma Cure

    8
    0642b99a-8d86-46a0-989f-71465db06745